Shërbimi Korrektues i Kosovës përfundon aksionin e dhurimit të gjakut
23 maj 2019
| 15:56
Sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Korrektues të Kosovës ka përfunduar aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut me moton “dhuro gjak, shpëto jetë”.
Ky aksion është organizuar nga Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), në të cilin vullnetarisht kanë dhuruar gjak kadetët, oficerët, shërbyesit civilë dhe drejtori i përgjithshëm i ShKK-së, Nehat Thaçi.
Nga 6 maji deri më sot aksioni është zhvilluar në të gjitha qendrat korrektuese, ato të paraburgimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të ShKK-së.
ShKK-ja tashmë e ka bërë traditë organizimin e aksionit humanitar për dhurimin e gjakut me moton “dhuro gjak, shpëto jetë”.
/Epoka e re/