Shërbimi Korrektues i Kosovës shpall konkurs për 50 zyrtarë korrektues

12 tetor 2021 | 14:11

Shërbimi korrektues i Kosovës të hënën ka shpall konkurs për pranimin e pesëdhjetë zyrtarëve korrektues në të gjithë Kosovës. Konkursi është hapur me datën 12 tetor 2021, ndërsa afati i aplikimit/konkurrimit është 15 ditë. Aplikimi  fillon në muajin nëntor duke filluar nga data 11 nëntor 2021 deri më 25 nëntor 2021.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë qytetare e Kosovës prej moshës 18 deri 33 vjeçar.

Për Qendrën Korrektues në Dubravë: 30 pozita,

Për Burgun e Sigurisë së Lartë: 10 pozita

Për Qendrën e paraburgimit në Prishtinë: 10 pozita

“Shërbimi Korrektues i Kosovës shpall konkurs për Zyrtar Korrektues, 50 (pesëdhjetë) vende pune.

Aplikimi për pozitën e zyrtar korrektues fillon me datë 11.11.2021 dhe do të jetë i hapur deri më 25.11.2021, që konsiderohet si ditë e fundit e mbylljes së konkursit.” Thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Për më shumë informata klikoni në link:

Konkursi i plotë: https://shkk.rks-gov.net/publikimet/471/mundesi-punesimi/471

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekoruar komandantin…