
Shërbimi Korrektues i Kosovës vazhdon lehtësimin e masave
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) nga dita e sotme do të fillojë hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid-19 në institucionet korrektuese.
Në një komunikatë për media thuhet se ShKK nga data 14.09.2020 do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit, po ashtu për vizitat familjare do të lejojë dy persona të rritur dhe fëmijët.
Gjatë vizitës së tyre secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se do ta mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.