Shërbimi Korrektues nga 28 dhjetori lejon vizitat familjare nëpër burgje
21 dhjetor 2020
| 16:20
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar opinionin publik se 28 dhjetori do të fillojë me lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare.
Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojmë me pranimin e vetëm një anëtari të familjes.
Gjatë vizitës së tyre, në hyrje të institucioneve korrektuese familjarët janë të obliguar të respektojnë masat anti-Covid, (distancën sociale, vendosjen e maskës, dezinfektues).
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.
Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim.