Shërbimi Korrektues vazhdon me lehtësimin e masave anti-Covid

17 qershor 2021 | 15:17

Shërbimi Korrektues i Kosovës në koordinim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme me pandeminë në vend, merr vendim që nga data 21 qershor 2021 të lehtësojë masat.

“Numri i vizitorëve për një të burgosur do të lejohet sipas rregullave për rendin shtëpiak, ndërsa maskat do të vazhdojnë të mbeten në fuqi gjatë vizitave; Karantina hiqet në të gjitha institucionet korrektuese, i burgosurit mund të veçohet nga të tjerët vetëm atëherë kur mjeku konstaton se i njëjti ka simptoma të Covid 19 apo ndonjë arsye tjetër shëndetësore; Në institucionin e tipit të hapur lejohen të dënuarit që të punojnë jashtë institucioneve korrektuese sipas Udhëzimit Administrativ MD-NR 02/2019; Sistemi i komunikimit virtual Skype do të përdoret vetëm për rastet kur një i burgosur nuk ka vizita apo është shtetas i huaj dhe nuk mund të vizitohet nga familja”, është bërë me dije në njoftimin për media.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sporti i bodybuilding është konsideruar gjithmonë si sport mashkullor. Menjëherë…