Shërbimi Publik malazez përpiqet ta rehabilitojë çetnikun Drazha Mihailoviq

18 korrik 2024 | 08:22

Prej vitesh Serbia po ndërmerr një mision për rehabilitimin e cetnikëve në publik. Ka kohë që serbët shpesh përballen me dokumentar e të pavërteta të shkruara në historinë e Serbisë për çetniket dhe udhëheqësit e tyre.

Kështu është paraqitur edhe Drazha Mihailoviq. Një njëri me urdhër të së cilin u kryen shumë krime, sot po glorifikohet dhe lartësohet në publik.

Përveç Serbisë, një mision i tillë është ndërmarrë edhe në Mal të Zi.

Televizioni publik malazez RTCG ka publikuar një dokumentar që është prodhuar nga televizioni publik serb RTS.

Edicioni i djeshëm i “Njerëz dhe ngjarje” filloi me një përkujtim se Dragoljub Drazha Mihailoviq u pushkatua në këtë ditë.

“Më 17 korrik 1946 pushkatohet Dragoljub Drazha Mihailoviq, gjatë Luftës së Dytë Botërore komandanti i ushtrisë jugosllave në atdhe dhe prijësi i çetnikëve, pas përfundimit të luftës arrestohet dhe dënohet me vdekje me pushkatim nga skuadra për bashkëpunim dhe krime lufte Në vitin 2015, Gjykata e Lartë në Beograd miratoi një kërkesë për rehabilitimin e tij”, ishte përshkrimi që iu bë prijësit së çetnikëve.

Aktorja malazeze Radmila Tomoviq thotë se nga përshkrimi që iu bë çetnikut, për pak sa nuk e kuptoi se për kë bëhet fjalë.

Zotërinj nga shërbimi publik, ta rregullojmë pak, që të mos ngatërroni. Drazha Mihailoviq dërgoi drejtpërdrejt dhjetëra mijëra njerëz në vdekje. Ai është njeriu kyç i bashkëpunimit në Serbi. Drazha Mihailoviq është shembull i tradhtisë ndaj vendit. Ishte njeriu kyç që kreu krime të tmerrshme dhe të mëdha kundër popullatës joserbe në Jugosllavi, kryesisht në Sanxhak, Hercegovinë dhe Mal të Zi? Çfarë po përpiqet të bëjë Shërbimi Publik? A do të na shërbejë një histori të re? A do të bëjë Shërbimi Publik ndaj detyrimeve të tij – për të informuar, edukuar dhe argëtuar, për të shtuar një të re – për të rishikuar historinë? Epo, sa jeni në të, më lejoni t’ju pyes, a e morët vesh se ku është varrosur “xhaxhai”?”, pyet aktorja malazeze.

Kush ishte Drazha Mihajloviq?

Mihailoviq ishte udhëheqësi i parë jugosllav i kryengritjes popullore kundër pushtimit gjerman në vitin 1941 dhe u bë shpejt gjeneral dhe ministër i luftës nga qeveria mbretërore në mërgim në Londër.

Nga fundi i 1942, Mihajloviq ishte i bindur se komunizmi paraqiste një kërcënim më afatgjatë për Jugosllavinë sesa pushtimi i Boshtit nazist, dhe kërkoi t’i ruante forcat e tij për një përballje me partizanët e Josip Broz Titos.

Shkalla në të cilën ai kontrollonte forcat çetnike në Bosnjë dhe Kroaci, ku ata kryen krime shumë të shëmtuara, mbetet ende e hapur për diskutime.

Disa prej togerëve të tij të lartë në fushë, si “Papa” Dujic, bashkëpunuan haptazi me italianët dhe gjermanët në emër të ruajtjes së besimit ortodoks të Serbisë dhe të kombit. Ai dhe të tjerë gjithashtu vunë në shënjestër dhe vranë myslimanë boshnjakë dhe kroatët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania është duke planifikuar që gati të përgjysmojë ndihmën ushtarake…