Shërbimi sekret gjerman regjistron bisedat e ushtarëve rusë në Buça

07 prill 2022 | 13:42

Gjermania ka arritur të regjistroj bisedat që i kishin bërë ushtarët rusë në radiolidhje, në kohën kur vranë civilët në Bucha, shkruan Der Spiegel.

Inteligjenca gjermane ka prezantuar të gjeturat gjatë të mërkurës, ku është bërë e ditur janë dëgjuar ushtarët rusë duke biseduar në radiolidhje në Bucha, qytet ky në Ukrainë ku u masakruan qindra civilë.

Në një bisedë, ushtari rus dëgjohet duke folur me dikë sesi kishte qëlluar mbi dikë që ishte me biçikletë. E një fotografi e shkrepur në periferi të Kievit, shfaq trupin e pajetë të riut pranë një biçiklete.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane ka refuzuar të komentoj raportin e Shërbimit Sekret gjerman BND, e në anën tjetër Rusia po mohon kategorikisht pretendimet se ka kryer krime lufte në Bucha.

Ky raport vjen në kohën kur Ukraina bëri të ditur se posedon audio-incizime që janë kapur përmes valëve të radiolidhjeve të ushtarëve rusë – që janë urdhëruar të qëllojnë mbi civilë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me moton “Planeti ynë - shëndeti ynë”, sot në Institutin…