Shërbimi shtëpiak, një nga shërbimet e rëndësishme shëndetësore në komunën e Drenasit
13 qershor 2023
| 14:23
Drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Drenas, Lumnije Krapi, ka vizituar shërbimin kronik-paliativ, i cili vazhdon dhënien e shërbimeve 12 orë në 7 ditë të javës për të gjithë qytetarët e Drenasit të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të marrin shërbime në institucione të kujdesit parësor shëndetësor.
Ekipi i shërbimit shtëpiak dhe paliativ, i cili çdo ditë të javës është në dispozicionin të qytetarëve, mbetet i përkushtuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore në terren.
Vetëm gjatë muajit maj, ky shërbim ka ofruar 965 vizita dhe 1439 shërbime në terren.