Shërbyesi civil: Unë nuk mbaj grevë, rastet sociale jetojnë me 75 euro
29 janar 2019
| 12:53
Një shërbyes civil në Prizren ka refuzuar të mbajë grevë, duke thënë se ka raste tjera që kanë të ardhura shumë më pak.
Rikujtojmë se njëzetepesëmijë shërbyes civilë nga e hëna kanë hyrë në grevë, pasi kërkojnë të bëhet ndryshimi i ligjit për nivelizim të pagave.
Megjithatë, një nga këta shërbyes civil ka refuzuar të mbajë grevë duke vazhduar ta bëjë punën e tij.
Ai në një letër që mban në dorë shënoi “Unë punoj, ka akoma më keq rastet sociale mbijetojmë më 75 euro!”.