
Sheremeti ndahet me Trepçën ‘89
13 janar 2022
| 13:00
Mbrojtësi shtatlartë, Beshir Sheremeti ka ndarë rrugët me Trepçën ‘89.
21-vjeçari bëri debutimin e tij me 89-shin, në një moshë shumë të re, duke dhënë shpresa për një siguri të lartë në mbrojtjen e mitrovicasve. Megjithatë, fati nuk ishte me të, pasi pësoi një lëndim të rëndë dhe u operua.
Sheremeti është shëruar plotësisht nga lëndimi dhe është i gatshëm për një aventurë të re. Beshir Sheremeti, është lojtar i ri dhe disa klube tashmë veçse kanë shprehur interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit perspektiv.