Sherif Hasani, këngë kushtuar mikut të ndjerë!

16 prill 2023 | 17:19

Këngëtari Sherif Hasani, i cili jeton dhe vepron në Suedi, se fundi e ka nxjerrë një këngë të cilën ia dedikon mikut të tij (vëllait të gruas).

Këngëtari Hasani thotë se arsyeja pse ai ia ka dedikuar ketë këngë atij është se atë e kishte edhe shok.

“Nuk e kisha vetëm mik (vëlla të gruas), por edhe shok. Sëmundja e ndau nga ne, por nga ai kemi kujtime të mira. Edhe fëmijët e mi e kujtojnë dajën e tyre dhe kanë shumë mall për të. Ne do të jetojmë përgjithmonë me kujtimin e mirë për të. Ai ishte shembulli se si duhet të jetë një njeri i kompletuar. Por kjo është jeta. Çfarë vjen nga Zoti mirë se ardhtë”, ka thënë Hasani, duke shtuar se njerëzit e mir, si miku i tij, jetojnë gjithmonë në kujtimet e atyre që janë gjallë!

Të veçantë kujtimin për dajën edhe bën Saranda, vajza e madhe e Sherifit, e cila është shumë e famshme në Suedi si këngëtare.

“Ne do të jetojmë më kujtimin e mirë për dajën. Ai do të më mungoj shumë, por unë do ta vazhdoj rrugën time të suksesit, duke i bërë të gjithë krenarë me të arriturat e mia”, ka thënë Saranda teksa nuk përmbahet nga lotët.

 

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR2sx4UktkSELKGcWlBZgilUejcXJ3OLkZe9UTggJwqLTFllDJamvq3TTRI&v=BuQ_1YMw4gQ&feature=youtu.be

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani ka shënuar fitore 0:1 në udhëtim ndaj ekipit të…