![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/09/sherif.jpg)
Sheriffi befason Realin
28 shtator 2021
| 22:52
Skuadra e Sheriffit e befasoi Real Madridin në ndeshjen e grupit D, pasi rezultati final i kësaj ndeshje ishte 1-2. Yakhshibaev dhe Thill shënuan për mysafirët, kurse për vendasit realizoi Benzema.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Interi luajti baras me Shakhtar Donetsk (0-0). Sheriffi është ne vendin e parë me 6 pikë, kurse Reali ka tri pikë në vendin e dytë. Me nga një pikë janë Interi dhe Shakhtar Donetsk.
/Epoka e re/