Sherifi: Arroganca nuk kalon as në balotazh!

15 nëntor 2021 | 17:25

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka vlerësuar se arroganca e LV-së nuk ka kaluar as në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se mësimin që populli i dha LV-së   në këto zgjedhje do të ishte mirë ta kuptojnë edhe partitë tjera.

 

Postimi i plot i Sherifit:

Arroganca nuk kalon as në Balotazh!

Kosovari historikisht ka qenë kryengritës dhe krenar. I varfër por ka qenë dhe mbetet kryengritës dhe krenar, thjesht i panënshtrueshëm, prandaj nuk e duron dhe nuk e fal arrogancën.

Mirë do të ishte që mësimin që në këto zgjedhje populli ia dha Vetëvendosjes ta mësojnë edhe partitë tjera nëse nuk duan që të njëjtin ndëshkim ta përjetojnë në lëkurë të tyre!

Urime Ekrem Kastratit të Nismës Socialdemokrate i cili përkundër faktit që të gjithë u bënë bashkë kundër tij, fitoi kundër të gjithëve!

Urime Zafës, i cili sërish, ashtu sikur në zgjedhjet e vitit 2017 ishte përcaktues për fitoren e kandidatit që ai e mbështetë!

Urime fitoren të gjithë kryetarëve të zgjedhur!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-emiari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell,  e…