Sherifi: Deputetët e Nismës nuk i kanë tërhequr nënshkrimet për Specialen

28 dhjetor 2017 | 21:18

Shefi i grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi ka thënë për “KALLXO.com” se asnjë nga deputetët e këtij subjekti nuk i ka tërhequr nënshkrimet nga iniciativa për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, në një intervistë dhënë në “Televizionin Dukagjini” është shprehur se disa deputetë të Nismës kanë hequr nënshkrimet nga nisma për shfuqizimin e Ligjit të Gjykatës Speciale.

Mirëpo këtë e ka mohuar shefi i grupit parlamentar të Nismës për Kosovës.

“Nënshkrimet janë individuale. Secili deputet që e ka nënshkruar ka të drejtë edhe me tërheqë. Mirëpo deri tash asnjë deputet nuk më ka thënë se e ka tërheqë nënshkrimin”, deklaroi Sherifi.

Sherifi foli edhe për deklaratën e Ilir Dedës.

“Nuk e di që Deda ka mbledhë nënshkrime”, tha tutje Sherfi që sqaroi se tërheqja e nënshkrimeve bëhet me shkrim dhe se deri dje s’ka pasur asnjë tërheqje nga deputetët e Nismës për Kosovën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
  Kryeministri i Kosovës, përmes një vendimi, të cilin e…