
Sherifi: Deputetët e Nismës votojnë pro demarkacionit
20 mars 2018
| 17:19
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se për çështjen e demarkacionin me Malin e Zi është debatuar mjaftë.
Ai në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se tashmë deputetët e kanë ndarë mendjen për demarkacionin. Në këtë kontekst, Sherifi ka thënë se deputetët e Nismës do të votojnë pro demarkacionit.