Sherifi: Duke e mbrojtur Mimozën, Kurti po e mbron veten dhe partinë e tij
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar mbrojtjen që sot kryeministrit Albin Kurti ia ka bërë Mimoza Kusari-Lilës për bisedën me Milan Radojiçiqin.
Sherifi ka shkruar në “Faceboook” se Kurti e di mirë që nëse fillon t’i dorëzojë vartësit që i bëjnë shërbime dikur i vije radha edhe atij.
Sipas tij, duke e mbrojtur Kusari-Lilën, Kurti po e mbron veten dhe partinë e tij.
“Albin Kurti nuk është sikur liderët tjerë që saherë kapeshin në flagrancë vartësit e tyre ata i largonin, duke besuar se, duke i sakrifikuar ata, do të shpëtonin veten e tyre. Albin Kurti e di mirë që nëse fillon t’i dorëzojë vartësit që i bëjnë shërbime të tilla sikur ky i Mimoza Kusarit dikur i vjen radha edhe atij! Prandaj, as nuk kam pritur dhe as nuk pres që ai të dorëzojë Mimozën, sepse duke mbrojtur Mimozën, ai mbron veten dhe partinë e tij!”, ka shkruar Sherifi.