Sherifi: Fusnota e Edita Tahirit i ka rezistuar ‘shkrirjes’ shumë më gjatë se të gjitha kushtet e Kurtit

14 qershor 2023 | 11:28

Sekretari i Nismës së Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka komentuar pesë hapat e kryeministrit Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri, të cilët i ka prezantuar dje.

Ai ka thënë se ende pa u tharë ngjyra e kushteve t të vendosura për formimin e Asociacionin, kryeministri Kurti ka vendosur pesë kushte tjera.

Tahiri në  “Facebok”, ka ironizuar duke shkruar se fusnota e Edita Tahirit i ka rezistuar shkrirjes shumë më gjatë se të gjitha kushtet e kryeministrit Albin Kurti të vendosura në raport me dialogun me Serbinë.

“Ende pa u tharë mirë ngjyra e 6 kushteve të vendosura në shkurt të këtij viti, kryeministri Albin Kurti sot doli me 5 kushte të tjera! Fusnota * e Edita Tahirit i ka rezistuar shkrirjes shumë më gjatë se të gjitha kushtet e kryeministrit Albin Kurti të vendosura deri më sot!”, ka shkruar Sherifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kombeve do të vazhdojë sot në orën 21:00…