Sherifi: Krejt dhe drejt në kaos, me praktikantë nuk ndërtohet shteti

14 maj 2021 | 14:19

Sekretari i Përgjithshëm i Nisma Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar pas tollovisë së krijuar të salla “1 tetori”, ku po qytetarë të shumtë po prisnin që të vaksinohen.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo formë kaotike e “qeverisjes” ka vënë në rrezik jetët e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë sonë.

Postimi i plotë:

KREJT dhe DREJT në KAOS, me PRAKTIKANT nuk ndërtohet shteti!

Nëse një çështje kaq e thjeshtë siç është planifikimi i zbatimit të vaksinimit të popullsisë shoqërohet me kaosin e asaj që pamë në ditën e sotme, atëherë mund ta imagjinojmë kaosin që do të krijojnë në fushat e tjera të qeverisjes.

Kjo formë kaotike e “qeverisjes” ka vënë në rrezik jetët e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë sonë. Prandaj kërkojmë përgjegjësi nga tërësia e zinxhirit të njerëzve të përfshirë në rrezikimin e qytetarëve.

Indiferenca institucionale përball rrezikut nga infektimi me COVID-19 përbën vepër penale, sepse hyn në kategorinë e MOSDHËNIES NDIHMË NJERËZVE NË RREZIK!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Lekaj Politologu Benedict Anderson mëton ta shpjegojë shkakun e…