Sherifi, Kurtit: Hipokrizia nuk ka brirë!
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili në një konferencë për medie e ka quajtur PAN-in koalicion të hajnisë.
Sherifi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se posa të “zbresësh” nga pushteti Kurti të ofron partneritet për të ardhur së bashku në pushtet.
“Pushteti dhe hipokrizia e Albin Kurtit! Mjafton të jesh në pushtet që Albin Kurti të të shpallë ‘hajn’, ‘kriminel’, ‘tradhtar’ madje edhe ‘argat i Serbisë’! Sapo të ‘zbresësh’ nga pushteti ku ke ‘vjedhë’, ku ‘ke tradhtuar interesat e vendit duke bërë argatin e Serbisë’, ai të vjen në shtëpi dhe të ofron partneritet për të ardhur së bashku në pushtet! Hipokrizia nuk ka brirë!”, ka shkruar Sherifi.
/Epoka e re/