Sherifi: Kuvendi t’i tregoj Qeverisë dhe presidentit se çfarë duhet të bisedojë me Serbinë
31 tetor 2018
| 11:50
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se Kuvendi duhet t’i tregojë Qeverisë së Kosovës dhe presidentit Hashim Thaçi se çfarë duhet të bisedojnë me Serbinë.
Ai ka thënë se Kosova mund të shpëtohet vetëm nëse të gjithë bëhen bashkë.
Sherifi ka ftuar shefat e grupeve parlamentare që të ulën dhe dakordohen për harmonizimin e rezolutës.
“Ju bëjë ftesë të mos shtyhemi me njëri-tjetrin se kush e do më shumë vendin, sepse të gjithë e duan njësojë”, ka thënë Sherifi.
/Epoka e re/