Sherifi: Lista Serbe dha mesazhin se për veriun nuk pyetet Kosova

10 prill 2019 | 18:12

Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se shkuarja e drejtueseve të Lista Serbe në Beograd për tu konsultuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet e organizuara në veri të Kosovës jep mesazhin se për atë pjesë nuk pyetet Kosova, por Serbia.

“Shkuarja e Listës Serbe në Beograd nuk lë për të kuptuar se ata do të jenë lojalë ndaj Kosovës. Shkuarja është në funksion të përçimit të mesazhit se për atë territor pyetet Beogradi. Ata dëshirojnë ta japin mesazhin se për këtë pjesë nuk pyeten institucionet e Kosovës”.

“Pra loja bëhet për territor dhe jo për të drejta, se po të ishte për të drejta komuniteti serb gëzon të drejta më së shumti në rruzullin tokësor”, ka thënë Sherifi në emisionin “Imazh” të RTK-së.

Sherifi ka thënë se Lista Serbe është produkt i Hashim Thaçit, pasi sipas tij procesi i dialogut nga ku ka dalë ky subjekt është zhvilluar nga Thaçi sa ishte kryeministër.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/2226291557684797/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte zhvillohet përballja e parë çerekfinale në mes Manchester United…