Sherifi: Ndëshkimi i gjenocidit nuk është çështje tryezash politike

27 prill 2020 | 16:13

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka deklaruar se dëshkimi i gjenocidit nuk është çështje tryezash politike.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto krime të  kryera gjatë lufts janë krime që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk vjetërsohen asnjëherë dhe për këto krime nuk mund të amnistohet askush.

“Ndëshkimi i gjenocidit nuk është çështje tryezash politike! Krimet e kryera gjatë luftës janë krime që sipas të drejtës ndërkombëtare nuk vjetërsohen asnjëherë dhe për këto krime nuk mund të amnistohet askush! Ndëshkimi i këtyre krimeve kalon nëpër dyer të gjykatave dhe jo nëpër dyer të sallave ku mbahen tryeza politikanësh, të çfarëdo nivel qofshin ata! Ndëshkimi i krimit të gjenocidit që ka kryer shteti serb në Kosovë dhe ngadhënjimi i drejtësisë janë kushte paraprake që të mund të flitet për pajtim me Serbinë. Prandaj, çdo përpjekje pajtimi pa vënë paraprakisht në vend drejtësinë nuk është asgjë tjetër pos përpjekje e një vrasjeje të dyfishtë të viktimave të krimit të gjenocidit”, ka shkruar Sherifi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ruse raportoi 2,090 raste me Covid-19 mes personelit të…