Sherifi: Në disa fshatra të Drenicës është bërë presion të votohet PDK-ja
Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se shtabi zgjedhor i tyre ka raportuar për disa parregullsi në procesin zgjedhor në Drenicë.
Ai ka thënë se në disa fshatra të Drenicës ka pasur presion ndaj qytetarëve që të votohet Partia Demokratike e Kosovës.
Para gazetarëve, Sherifi ka thënë se zgjedhjet në përgjithësi janë duke shkuar mirë, përjashtuar disa parregullsi në fshatrat e Drenicës, për të cilat ai ka ftuar organet e rendit që të ndërmarrin masat të cilat parashihen me ligj.
“Ne si parti kemi një ankesë që është bërë nga shtabi ynë në Skenderaj se ka në këto fshatra ka persona të paautorizuar nëpër objekte shkollore, është lajmëruar në KKZ, nuk është se vetëm ne po e bëjnë raportimin këtu, thjesht po informoj publikun me kërkesë, me një ankesë që e kanë bërë njerëzit e shtabit të Nismës në Skenderaj, ku ka vërejtje se qendrat e votimit në Kllodernicë, Runik, Prekaz i Ulët dhe i Epërm, Ticë, Açarevë, gjimnazi ‘Hamëz Jashari’ Abri e Poshtme, shkolla e mesme Anton Çeta Makërrmal, Izbicë. Pra, këtu sipas raportimit të shtabit tonë del se votuesit janë duke u ndikuar nga një numër i madh personash të paautorizuar dhe janë duke bërë presion të votohet për Partinë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Sherifi. /Ksp/