Sherifi: Në fund të procesit do të zbulohet e vërteta se UÇK-ja ka qenë organizat çlirimtare
Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate duke folur për gjykimin që po ju bëhet drejtuesve të UÇK-së në Hagë ka thënë se UÇK-ja nuk ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale.
Mbi këtë fakt, ai thotë se në fund të procesit do të zbulohet e vërteta se UÇK-ja ka qenë organizat çlirimtare.
“Jam i sigurtë se në fund trupi gjykues pas këtij rrugëtimi qe do të kalojmë do të vërtetojmë pafajësinë e tyre dhe fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Sherifi, në emsionin ‘Gallatë’ në Kanal10.
Ai ka kërkuar nga institucionet dhe shoqëria që të këtë me shumë ndjeshmëri rreth këtij procesi.
“Sepse nuk bëhet fjalë për fatin e tyre individualisht, por bërhet fjalë për produktin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, siç është liria e Kosovës”, ka theksuar Sherifi.