Sherifi: Një auditor i jashtëm do ta zbardhte të vërtetën për 53 milionët
05 korrik 2018
| 18:01
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka propozuar që të angazhohet një auditor i jashtëm në mënyrë që të saktësohet e vërteta për 53 milionë eurot që i janë dhënë kompanisë “Bechtel-Enka”.
“Propozojë një auditor të jashtëm, që na tregon se a është shkaktuar dëm apo jo dhe kush e ka shkaktuar. Le ta bëjmë një letër të përbashkët për auditorin… Kur auditimi vjen me një raport se kjo është e vërteta, atëherë ne votojmë në Kuvend dhe shohim kush janë përgjegjësit. Le të përfundon kjo lojë si maca e miu”, ka thënë Serifi gjatë interpelancës së Kuvendit për këtë çështje.