![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/bilall-sherifi.jpg)
Sherifi për Vetëvendosjen: Hipokrite dhe e pangopshme!
Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka shkruar se kur LV-ja fiton me 50 për qind të votave në Kosovë, ajo e quan referendum.
Ndërkaq, ka thënë se kur të tjerët fitojnë me 50 për qind në Shqipëri e quajnë pushtim.
“Kjo qasje edhe një herë shpërfaq hipokrizinë dhe pangopësinë e LV-së! Hipokrizia dhe Pangopësia janë vese që shkaktojnë vetëm gjëra të këqija”, ka shkruar ndër të tjera Sherifi në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Hipokrit dhe të pangopshëm!
Kur LV- fiton me 50% të votave në Kosovë, ajo e quan Referendum!
Kur të tjerët fitojnë me 50% në Shqipëri e quajnë Pushtim!
Kjo qasje edhe një herë shpërfaq hipokrizinë dhe pangopësinë e LV-së!
Hipokrizia dhe Pangopësia janë vese që shkaktojnë vetëm gjëra të këqija!