
Sherifi: Platforma për dialogun, javën e ardhshme procedohet në Kuvend
04 shkurt 2019
| 11:42
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të procedohet në Kuvend platforma për bisedime me Serbinë.
Sherifi në tryezën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) me temën “Dialogu Kosovë Serbi – Vit i Ri, Sfidë e Vjetër”, ka vlerësuar se Kosova nuk i ka edhe aq mirë punët, pasi sipas tij është në situatë defanzive karshi Serbisë.
“Për këtë temë duhet të flitet me një zë e jo secili të luajë muzikën vet (secili po i bije daulles vet)”, ka thënë Sherifi.