Sherifi: Qeveria Haradinaj ka pasur vështirësi që nga fillimi
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, i ftuar në emisionin Pressing në T7, ka thënë se qeveria Haradinaj, që nga fillimi i saj ka pasur vështirësitë e saj, duke filluar që nga problemi i mungesës së votave në Kuvendin e Kosovës.
“Që nga fillimi (qeveria) i ka pasur vështirësitë e veta, në numra vazhdimisht kemi pasur vështirësi në Parlament. Në një anë qeveria ka arritur që ta marrë mandatin, ndërsa opozitës i duhen vetëm 61 vota”, ka deklaruar Sherifi.
Ai gjithashtu tha se për tejkalimin e këtyre vështirësive ka pasur takime të ndryshme të udhëheqësve të koalicionit.
“Tani me kalimin e kohës, vërehet se fillimet në fillimit e veta ka pasur energji të madhe. Ka pasur vështirësi brenda partnerëve të koalicionit, por me takime të herë pas hershme e jo të rregullta, kanë arritur t’i tejkalojnë e të marrin vendimet për të ecur përpara. Ka pasur vështirësi në tema të caktuara”, ka thënë Sherifi.