Sherifi: ShBA-ja të jetë pjesë e dialogut
26 korrik 2018
| 17:29
Shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka kërkuar përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në dialogun me Serbinë.
Po ashtu Sherifi ka kërkuar formimin e një ekipi të përbashkët për dialog i cili do të përbehet nga të gjitha partitë politike parlamentare.
Ai ka thënë se delegacioni i Kosovës në dialog duhet të kërkojë nga Serbia respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare
Më tutje, Sherifi ka thënë se asnjë marrëveshje me Serbinë nuk duhet të nënshkruhet pa u debatuar paraprakisht në Kuvendin e Kosovës.
/Epoka e re/