Sherifi: Sjelljet e Kurtit pas balotazhit shpjegohen me sindromën e “perandorit të vogël”
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka deklaruar se as raundi i dytë i zgjedhjeve lokale nuk e ka mbushur mend liderin e LV-së, Albin Kurti.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se lideri i LV-së tani ka filluar arrogancën ndaj strukturave të partisë së tij.
Sipas Sherifti, në vend se të merr përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve, Kurti po fajëson strukturat e LV-së.
A ka deklaruar sjelljet e Kurtit pas balotazhit shpjegohen me sindromën e “perandorit të vogël”.
“As rezultati i balotazhit nuk e paska mbushë mend kryetarin e VV-së Albin Kurti. Vazhdon edhe më tej me arrogancë. Kësaj radhe ndaj njerëzve të vet! Në vend se të merr përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve ai fajson strukturat e organizatës, edhe pse me të njejtat struktura më 14 shkurt fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 50% të votave. Kur fiton meritat janë vetëm të tij, kur humb fajtor janë të gjithë tjerët përveç atij. Ju ka mbushë mendja që me të nuk ka, se nuk i gjindet qifti në krejt shqiptarinë, e besa edhe më gjerë!”, ka shkruar Sherifi.