Sherifi: Sot festuam me Ju, duke besuar fort që shumë shpejtë do të festojmë së bashku!
Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi sot ka festuar 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në sheshin “Skenderbeu”, së ‘bashku’ ish-drejtuesit e UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Sherifi ka thënë se “Sot festuam me Ju, duke besuar fort që shumë shpejtë do të festojmë së bashku!”.
Njoftimi i plotë i Sherifit:
Atëherë kur thërriste ora e historisë për të dhënë provimin e atëdhedashurisë ata nuk munguan. As sot në përvjetorin e 15, të shpalljes së pavarësisë nuk mungojnë, sërish janë në krye të detyrës, sërish janë në provim.
Kësaj radhe në një provim ndryshe. Në një përballje të padrejtë për të dëshmuar drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së popullit tonë të udhëhequr nga e lavdishmja Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Sot festuam me Ju, duke besuar fort që shumë shpejtë do të festojmë së bashku!