Sherifi: U deshën 20 vite që Fehmi e Xhevë Lladrovci të rikthehen në bronz
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, ka përkujtuar rënien heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit. Por, ka kritikuar shtetin, duke thënë se janë dashur 20 vite për tu rikthyer në bronz.
Sot janë bërë 20 vite nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. Ata i ka përkujtuar edhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën. Por, ka kritikuar shtetin se vonë është kujtuar për ta.
Sherifi ka thënë se u deshën 20 vite për t’i rikthyer ata në bronz.
Ky është postimi i tij i plotë:
Sot bëhen 20 vite nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit.
Kur e kërkonte atdheu, ata ishin në kohën e duhur aty ku duhej!
Ne, si shpesh të vonuar kur duhet të mbrohet liria e Kosovës, të cilën e fituam me gjakun dhe mundin e tyre, përsëri u vonuam.
Në altarin e lirisë ata hynë me shpejtësi të rrufesë, për t’i rikthyer në bronz neve na u deshtën 2 dekada!