Shërohen 4 persona nga COVID-19, shkon në 63 numri i të shëruarve në Kosovë

13 prill 2020 | 23:56

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur përmes një njoftimi se katër pacientë janë shëruar nga koronavirusi (COVID-19).

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në gjashtëdhjetë e tre, bën të ditur IKSHPK-ja. “Sot më 13 prill 2020, janë shëruar edhe katër (4) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej gjashtëdhjetë e tre (63)”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IKSHPK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se qeverisë…