Shërohen 420 persona nga Covidi në 24 orët e fundit
31 dhjetor 2020
| 14:36
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShKP) ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shëruar edhe 420 persona nga Covidi, duke e çuar në mbi 41 mijë numrin e përgjithshëm të shëruarave nga ky virus.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 420 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 41 407 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8 586”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.