Shërohen edhe 279 persona nga Covidi në Kosovë
17 janar 2021
| 15:51
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar edhe 279 persona të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19.
“Numri total i rasteve pozitive është 55 851 raste nga 208 583 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.410 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 279 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49 269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5 172”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.