Shërohen edhe 313 persona nga Covidi
04 janar 2021
| 15:05
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë shëruar 313 persona nga Covid.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të shëruarave ka shkuar në 42 mijë e 948, raporton “Epoka e re”.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42 948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 835”, ka njoftuar IKShPK-ja.