
Shërohen edhe 379 persona nga Covidi
19 maj 2021
| 15:09
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga Covidi edhe 379 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 379 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.218”, ka njoftuar IKShPK-ja, shkruan “Epoka e re”.