Shërohen edhe 380 persona nga Covidi
05 mars 2021
| 15:05
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 380 persona, të cilët kanë qenë të infektuar me Covid-19
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880”, ka njoftuar IKShPK-ja.