Shërohen edhe 385 persona nga Covidi
17 mars 2021
| 15:08
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar nga Covidi 385 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 385 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 65.979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.379, ”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.