Shërohen edhe 457 persona nga Covidi në Kosovë
06 janar 2021
| 15:16
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar edhe 457 persona.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 457 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 43 835 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7 442”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.