Shërohen edhe 85 pacientë nga Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 62 raste të reja me Covid-19 dhe një person ka vdekur.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar edhe 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12 900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 754.
Numri total i rasteve pozitive me Covid-19 është 15 270 raste dhe 616 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.
(F.D / Epoka e re)