Shërohen edhe katër pacientë që ishin të infektuar me koronavirus

01 prill 2020 | 20:21

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë shëruar edhe katër pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirus, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është dhjetë.

“Nga data 08.02.2020 deri me 01.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.380 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 125 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç”, bëhet me dije në njoftimin e IKSHPK-së.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Fushë-Kosovës po vazhdon bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të…