Shërohen edhe katër persona nga Covid-19 në Malishevë

17 prill 2022 | 21:58

Në 48 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSPHK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë  deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3468 raste, prej tyre 3380 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 2 raste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në shtëpinë e fotografit të njohur, Çesk Shllaku në Shkodër,…