Shërohen edhe pesë pacientë në Kosovë nga koronavirusi
15 prill 2020
| 22:24
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë shëruar edhe pesë pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot nga koronavirusi në Kosovë është gjithsej 71.
Ndërkaq sot janë konfirmuar edhe 36 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 423.
/Epoka e re/