Shërohen edhe shtatë persona me koronavirus në Kosovë
09 prill 2020
| 00:43
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKPShK), ka bërë me dije se janë shëruar edhe shtatë persona me koronavirus, duke e çuar në 37 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
“Sot më 08 prill 2020, janë shëruar edhe shtatë (7) pacientë, derisa numri i përgjithshshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej tridhjetë e shtatë (37), ka njoftuar IKShPK-ja.
Ndërsa nga 13 marsi deri më 8 prill në Kosovë janë shënuar 224 raste me koronavirus.