Shërohen edhe tre pacientë me Covid-19
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë testuar gjithsej 137 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, pozitiv të martën janë diagnostikuar gjithsej dhjetë raste, ndërkaq janë shëruar edhe tre pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 66.
Deri më tani janë testuar gjithsej 3.547 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej treqind e tetëdhjetë e shtatë (387) me 8 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
/Epoka e re/