Shërohen nga Covid-19 futbollistët e Ballkanit
02 maj 2020
| 02:40
Dioni (12) dhe Ledioni (10), dy futbollistët e para kosovarë që kanë dal pozitiv virusin COVID-19, janë shëruar.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit nga Suhareka, Ballkani.
Që kur ata dolën pozitiv, kanë qëndruar në karantinë në shtëpinë e tyre, nën përkujdesjen e prindërve.
Njoftimi i Ballkanit:
Lajm shum i mirë për shërimin e Luanëve të Akademisë së Ballkanit.
Pershendetje të dashur tifoz të klubit tonë,
Sot morëm lajmin e mirë për shërimin e dy lojtarëve tanë.
Zoti na ruajt të gjithëve ?
Urojmë t’i kthehemi jetës normale sa më shpejt.