Shërohet 103 vjeçja nga koronavirusi

18 mars 2020 | 09:20

Një grua 103-vjeçare iraniane është shëruar nga infektimi me koronavirus, nga i cili kanë vdekur mijëra njerëz në mbarë botën. Sipas rektorit të Universitetit të Shkencave Mjekësore “Semnan”, Nevid Danayi, zonja tashmë është liruar nga spitali, duke u bërë personi i dytë më i moshuar që shërohet nga virusi i njohur si Covid 19.

Ky zyrtar nuk e zbuloi identitetin e të mbijetuarës, por theksoi se ajo është shëruar plotësisht, shkruan “Anadolu”, transmeton Express.

Para një jave, autoritetet kineze thanë se një person 103-vjeçar është liruar nga spitali pasi ishte shëruar nga koronavirusi për vetëm gjashtë ditë.

Mjekët kanë thënë se personat e moshuar bëjnë pjesë në grupin e atyre që janë më të rrezikuar nga virusi i ri për shkak të imunitetit të dobësuar dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore më të rënduar.

Deri më tani gati 200 mijë njerëz janë infektuar me koronavirus në mbarë botën, kurse mbi 7 900 kanë vdekur. Rreth 82 mijë të infektuar tashmë janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa numri i rasteve të reja të koronavirusit në Evropë…