Shërohet Boris Johnson, del negativ në testin e fundit për Covid-19
13 prill 2020
| 15:21
Kryeministri i Britanisë së Madhe Boris Johnson rezultoi negativ në testin për Covid-19 para se të largohej nga spitali, tha të hënën zëdhënësi i tij zyrtar.
Johnson kaloi një javë në spital pasi pati simptoma të vazhdueshme të koronavirusit.
Pas largimit nga spitali të dielën e 12 prillit, Johnson lëshoi një mesazh duke falënderuar mjekët, duke thënë se u kishte borxh jetën.
Johnson tani po trajtohet në rezidencën zyrtare të fshatit, Checkers, në Buckinghamshire.
Ky konsiderohet të jetë një vend i përshtatshëm për kryeministrin për të vazhduar shërimin e tij, sipas zëdhënësit.