Shërohet i infektuari me koronavirus

19 mars 2020 | 09:20

Një person që ishte infektuar me koronavirus është shëruar në Itali, pasi kishte përdorur ilaçin eksperimental “Remdesivir”. “Kemi personin e parë që është shëruar pasi është trajtuar me ilaçin eksperimental”, ka deklaruar Matteo Basetti, zëdhënës i Klinikës Infektive në spitalin San Martino në Genoa të Italisë, transmeton Telegrafi.

Shërimi i 79-vjeçarit kishte filluar më 7 mars, kurse gjatë dy testeve të bëra së fundmi për koronavirus ka rezultuar negativ. Pacienti së shpejti do të rikthehet në Lombardi, ka njoftuar Basetti, duke shtuar se të gjithë mjekët janë të kënaqur pasi ky ilaç ka rezultuar të jetë efektiv.

Ai pranoi se ka pacientë të tjerë që janë duke u trajtuar me këtë lloj ilaçi, në anën tjetër Ministria e Shëndetësisë së Italisë ka miratuar testimin në kafshë me vaksinën e parë kundër koronavirusit. Vaksina testuese është zhvilluar në laboratorin e kompanisë “Takis”, fjala është për vaksinën e parë testuese në Evropë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta nisur…